Nutricionistët tërheqin vërejtjen që ky produkt quhet “çokollatë” plotësisht pa arsye, sepse nuk përmban përbërësin kryesor të çokollatës së vërtetë, kakaon…
Siç konstatojnë specialistët e ushqimit, prodhuesit e çokollatës së bardhë në vend të kakaos përdorin gjalpin dhe yndyrat e tjera bimore, andaj çokollata e bardhë nuk mund të shërbejë as si zëvendësimi më i keq për çokollatën…
Çokollata e bardhë nuk siguron vitaminat dhe mineralet e nevojshme dhe nuk ka absolutisht asnjë vlerë ushqyese, por ekskluzivisht vetëm vlera kalorie.
Ekspertët paralajmërojnë se çokollata e bardhë tretet shumë më vështirë se sa e zeza, për shkak se përmban deri në 20 për qind gjalpë, dhe rreth 14 për qind e përbërjes së qumështit është masë e thatë. Pjesa tjetër është më së shumti sheqer dhe 100 gram çokollatë e bardhë ka deri në 57.1 gram i karbohidrateve.













































