Çmimi i lartë i energjisë elektrike – Investitorët e huaj më nuk vijnë në Kosovë

0
59

Zvarritja për formimin e institucioneve, vitin, 2025, e nxjerr si të humbur dhe me përplot dëme në pothuajse të gjitha aspektet jetësore. Dëmi më i madh ndërkaq, vlerësohet t’i jetë shkaktuar ekonomisë, rrjedhimisht edhe mirëqenies së qytetarëve. Në gjithë katrahurën e krijuar politike, situatën e rëndojnë edhe më shumë masat ndëshkuese të BE-së nën të cilat Kosova gjendet tash e 3 vjet, përfshi këtu së fundmi edhe ndërprerjen e dialogut strategjik me SHBA-të. Në këtë kuptim, kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, tërheq vërejtjen se Kosova po e humb hapin e  zhvillimit ekonomik.

“Të gjitha këto ngjarje nuk japin shpresë, shifni të dhënat zyrtare që tregojnë për investimet jashtë Kosovës e të mos flasin për ndonjë investitor të huaj…”, tha ai.

Në ecurinë e problemeve politike të krijuara në vend, mungesa e një Kuvendi funksional, prej muajsh ka ngrirë rreth 900 milionë euro fonde nga plani i rritjes i BE-së. Edhe kryetari i Aleancës së Bizneseve, Agim Shahini, përmend faktin se Kosova nuk është më vend i dëshirueshëm për bizneset e huaja, kurse çmimi i lartë i energjisë elektrike po detyron bizneset vendore që të ikin jashtë.

“fondet ndërkombëtare nuk po na vijnë shkaku i Kuvendit. Investitorët e huaj ma nuk vijnë në Kosovë jo ma nuk vijnë në Kosovë shkak janë rrethanat politike çmimi i lartë i energjisë elektrike…”, tha Shahini për rtv21

Në këtë situatë do thekuar edhe të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për muajin tetor, sipas të cilave, shkalla e inflacionit ka mbërritur në 5.1%. Në këtë muaj më së shumti u shtrenjtua energjia elektrike për 20.3%, shtrenjtim ky i cili thuhet se po ndikon në rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve të tjera esenciale, që po ndikojnë direkt në jetën e qytetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here