Çmimet, rryma, greva – në Fushë Kosovë shkuhet grafiti i dëshpërimit

0
542

Çmimet, rryma, greva – në Fushë Kosovë shkuhet grafiti i dëshpërimit

“Ai si su tranu deri tash n’këtë Kosovë, kurrë ka qenë normal”.

Kështu është shkruar një grafitë në Fushë Kosovë e cila është parë më 1 shtator.

Pikërisht në datën kur do të duhej të niste viti i ri shkollor, ka greva – pos kësaj nuk ka dialog social në mes Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës së Arsimit.

S’mjafton me kaq, reduktimet e energjisë elektrike që nisën më 15 gusht janë shpeshtuar. Tashmë po tejkalohen “reduktimet e planifikuara”, siç po i quan KEDS-i.

E çmimet për produkteve esenciale vazhdojnë të jenë të larta.

Së fundmi një raport i Bankës Botërore ka treguar se inflacioni në vend është mbi 19 për qind.

Ky inflacion përfshinë dhe ngritjen e çmimit të karburanteve, lëndëve për ngrohje – si dhe produkte e shërbime të tjera të nevojshme për jetë. /Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here