Çmimet në ‘qiell’: Rryma u shtrenjtua për 13%, vaji mbi 11% dhe nafta mbi 10%

0
286
Foto: Ilustrim

Ibish Asllani, udhëheqës i divizionit të çmimeve, në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) ka thënë se në muajin mars çmimet konsumit janë ngritë për 2.7% krahasuar me muajin shkurt.

Ai ka bërë të ditur se rryma është shtrenjtuar për 13%, vajrat e yndyrat për 11.3%, pastaj derivatet e naftës për 10.9%.

“Agjencioni i Statistikave të Kosovës matjen e fundit të çmimit të konsumit e ka për muajin mars dhe në muajin mars ka dalë çmimet konsumit janë ngritë për 2.70% krahasuar me shkurtin.

Ngritja ka qenë kryesisht, energjia elektrike, janë bërë faturimi gjatë periudhës së marsit dhe nga 9 shkurti dhe të dhënat janë të raportuar dhe gjendja për çmimet e energjisë elektrike është raportuar në këtë muaj, muajin mars dhe ka dalë një ngritje diku për 13.0%”.

“Pastaj ngritja ka pasur te vajrat dhe yndyrat ushqimore për 11.3%, ka pas pastaj ngritje të çmimeve të derivatet e naftës dhe të benzinës, ka qenë një ngritje për 10.9%. Unë po flas për ato që kanë pas më të veçuar. Pastaj ka pasur ngritje tek pijet alkoolike për 5.9%, ka pasur ngritje të çmimeve tek veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopshte për 4.0%.

Djathi, vezët e qumështi kanë pasur një ngritje prej 5.7% dhe që është më esenciale buka dhe drithërat kanë pasur një ngritje prej 6.3%. Kjo ka qenë gjendja e ecurisë së çmimeve në muajin mars 2022″.

Tutje Ibishi shtoi se 10 për qind rritje kanë pësuar çmimet e konsumit gjatë muajit mars të këtij viti, krahasuar me vitin 2021.

Ai ka sqaruar se te buka dhe drithërat ka pasur ngritje për 23.0%, mishi për 9.6%, kurse qumështi, djathi dhe vezët kanë pasur një ngritje për 18.3%.

“Po i bëjmë edhe analizat edhe krahasimet edhe në periudhën një vjeçare për arsye se ajo ka seri kohore më të gjata dhe del se marsi i vitit 2022 krahasuar me marsin e vitit 2021 ka një ngritje për 10% dhe kjo është inflacioni në këtë periudhë kohore. Diku në bazë të matjeve që i kemi inflacioni në Kosovë në bazë të indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit është 10% në këtë periudhë kohore.

Kush ka ndikuar në këtë ngritje të çmimeve kryesisht kanë ndikuar ngritja e çmimeve ka pas tek buka dhe drithërat ashtu si nën grup ta quaj, ka pas një ngritje për 23.0%, mishi ka pasur një ngritje për 9.6%, qumështi, djathi dhe vezët kanë pasur një ngritje për 18.3%. Vajrat dhe yndyrat ushqimore kanë pasur një ngritje për 43.1%”, ka thënë ai për ekonomia online.

“Pastaj perimet kanë pasur ngritje për 14.0%, sheqeri dhe ëmbëlsirat nga sheqeri, çokollata kanë pasur ngritje për 12.9%. Prodhimet e ndryshme ushqimore, salca, erëza, krip, ushqim për fëmijë etj, kanë pasur një ngritje prej 8.4%. Uji mineral, pijet jo alkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet kanë pasur një ngritje për 5.2%”.

“Duhani ka pasur një ngritje për 4.7%, çka është më specifike energjia elektrike apo ngritja e çmimit të energjisë elektrike në këtë periudhë kohore një vjeçare kanë pasur një ngritje për 26.9%, pastaj ka pas gazi një ngritje për 28.3%, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, perdet 16.75. Mobiliet dhe orenditë, qilimat, mbulesat e tjera të dyshemesë 3.5% e kështu me radhë.

Veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht 9.7% pastaj kanë pasur karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal, gjegjësisht derivatet e naftës dhe benzinës kanë pasur një ngritje për 35.8% dhe kjo është faktikisht në nëngrup, apo si ta quaj produktet që janë kryesisht nga importi po si duket çmimet e këtyre krijohen në bazë të berëzës. Po sipas njoftimeve që i kemi ka lëvizje dhe gati për çdo ditë lëvizje të çmimeve po jo ashtu të forta, janë lëvizje të buta po ka ngritje të çmimeve.

Është si arterie po kjo ka ndodhur, pastaj ka edhe disa kujdesi personal për 16.0% e kështu me radhë”, ka deklaruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here