Çmimet e naftës në Kosovë, bien në nivelin e para tri viteve

0
278

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka deklaruar se çmimet e tanishme të naftës janë të njëjta me ato që kanë qenë para tri viteve.

Berjani bëri të ditur ka rënie të çmimit të derivateve për 65 centë.

“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Këto çmime i kemi pasur edhe para tri viteve. Kemi rënie të derivateve për 65 centë. Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet”, tha Berjani për Klankosova.tv.

Pas rënies së çmimit të naftës, Berjani ka shtuar se është radha që të bien edhe çmimet e produkteve ushqimore.

Një litër dizel për momentin, ka thënë ai, kushton 1 euro e 29 centë, ndërsa benzia 1 euro e 30 centë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here