Ka disa muaj prej kur qytetarët janë duke u përballur me rritje ekstreme të çmimeve.
Gjithçka nisi nga energjia elektrike, më pas në produktet bazë e duke vazhduar edhe deri tek çmimi i derivateve.
Por edhe më shqetësuese kjo çështje është bërë tani kur çmimi i derivateve ka arritur në 1.90 cent në litër.
E siç duket çmimi i derivateve do të shkojë edhe më lart, saktësisht në 2.30, transmeton lajmi.net.
Kjo është paralajmëruar edhe nga ish-kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Pestreshi.
Ai shtoi se ne si qytetarë, nuk e kemi idenë se çfarë masa mbrojtëse do të ndërmerr Qeveria.
Postimi i plotë:
Miq,
Bazuar në një punim parashikues ekonometrik të JP morgan, çmimet e derivateve deri në gushtë/22, pritet të prekin vlerat deri në 7$/galon.
Ndërsa qeveria Amerikane pritet të ndarmarr masa të shpejta lehtësuese, duke zbatuar politika të uljeve të taksave dhe shtimin e subvencioneve.
Por asnjëherë nuk ndërhynë në përcaktimin e marzhês së fitimit apo të çmimit shitës, sepse America ka ekonomi të tregut.
Në vendin tonë, deri në gusht/22 çmimet e derivateve pritet te prekin vlerat 2.30€/liter.
Ne si qytetarë të Republikës së Kosovës iden nuk e kemi se çfarë masa mbrojtëse do të ndërmerr Qeveria jonë!