Çmenden mediumet serbe, pasi u organizua 15 vjetori i pavarësisë së Kosovës në Beograd

0
151

Organizimi i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi për të shënuar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Beograd ka çmendur mediumet serbe.

Të mërkurën në mbrëmje, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, publikoi fotografi nga ky organizim.

“Foto album nga shënimi i 15 vjetorit të Pavarësisë në Beograd. Kjo është hera e parë që nga hapja e Zyrës ndërlidhëse që shënohet Dita e pavarësisë së Kosovës në Beograd”, shkroi ai.

Të menjëhershme ishin raportimet në mediumet e Serbisë. Festimi në Beograd për Pavarësinë e Kosovës u cilësua si “provokim” e “skandal”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here