Roma shënoi një fitore të rëndësishme ndaj rivalit lokal Lazios në derbin e javës së 19-të të Serie A, shkruan 04 Online.
Golat vendimtarë u realizuan qysh në pjesën e parë, me Pellegrinin që shënoi në minutën e 10-të dhe Saelemaekers në minutën e 18-të, duke e vulosur rezultatin 2:0.
Pavarësisht dominimit të Lazios në pjesën e dytë, ata nuk arritën të shënojnë. Momenti i tensionuar erdhi në minutat e fundit, kur pas një tollovie afër pankinës, lojtari Castellanos u ndëshkua me karton të kuq direkt.
Një derbi me emocione, por Roma doli fitimtare dhe siguroi pikë të vlefshme./04 Online