Clark sot fillon dëshminë në Hagë në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

0
47

Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, do të fillojë dëshminë e tij sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmia e Clark ishte planifikuar për të martën, më 18 nëntor, por gjykata ka rezervuar një ditë shtesë, më 21 nëntor, për ta përmbyllur atë.

“Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Mbrojtjes për një ditë shtesë për të përmbyllur dëshminë, por kërkoi që palët të përpiqen ta mbyllin më shpejt,” njoftoi gjykata.

Clark do të jetë dëshmitari i fundit në këtë proces, pas të cilit do të fillojë faza përfundimtare e përmbylljeve nga palët dhe shpallja e vendimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here