Çka përmban suxhuku që në Kosovë kushton 99 centë

0
713

Në një debat ku është diskutuar për sigurinë e mishit të përpunuar në vend, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë janë deklaruar edhe për përmbajtjen e suxhukut që kushton 99 centë.

Zëdhënësi i AUV’it, Lamir Thaçi, ka thënë se ky lloj suxhuku nuk e ka shumicën mish.

Sipas tij, shumica është sojë që është e lejueshme për konsum human.

“Në deklaracion të atij suxhuku shkruan saktë se çka ka në përbërjen e tij. Unë s’mund të jap spekulime sepse nuk kam me vete shifra të inspektimeve për testimin e përbërësve të ushqimeve. Suxhuku që kushton 99 centë nuk e ka shumicën mish. Shumica është sojë që është e lejueshme për konsum human dhe ka përbërës të tjerë, ka imitime”, ka thënë Thaçi në kallxo.com.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here