Çka folën Osmani dhe Trump, para nënshkrimit të anëtarësimit në “Bordin e Paqes”?

0
64

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Davos, atje ku nënshkroi anëtarësimin e Kosovës në “Bordin e Paqes”.

E para e vendit u ftua në tavolinë për nënshkrim, teksa para se të firmoste dokumentin e anëtarësimit, ajo bisedoi pak çaste me homologun amerikan, Donald Trump.

Osmani mori pak sekonda për t’i thënë diçka Trumpit, me këtë të fundit që nuk i lëshoi dorën për asnjë çast, shkruan IndeksOnline.

Pasi folën bashkë, Trump i dha Osmanit përparësinë për të nënshkruar dokumentin e anëtarësisë.

“Bordi i Paqes”, i iniciuar nga presidenti amerikan, ka për synim të gjejë dhe ofrojë zgjidhje afatgjatë në Lindjen e Mesme./IndeksOnline/

https://www.instagram.com/reel/DTz3CkoiNKb/?utm_source=ig_web_copy_link

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here