Çka është sëmundja Alzheimer dhe si duhet trajtuar personat me këtë sëmundje?

0
1212

Shkruan: Mr. Sc Teuta CACAJ SADIKU – Psikologe Shkollore dhe Këshilluese

Sëmundja e Alzheimerit është sëmundje, e cila shkatërron qelizat nervore të trurit dhe është forma më e shpeshtë e demencës në vendet e industrializuara.
Kjo sëmundje prekë kryesisht moshat e avancuara, duke shkaktuar një keqësim të ngadalshëm, por progresiv të kapacitetit njohës, dobësim të aftësive të trurit, çrregullime afatshkurtra të kujtesës, çrregullime të aftësive njohëse, çrregullime të të folurit, çrregullime të të arsyetuarit, depresioni, haluçinacionet (iluzionet), probleme në të shprehur, probleme në kapacitetin për të kryer veprime të përditshme e të zakonshme, probleme në vetëdijen për tu orientuar, ndryshime të përsonalitetit dhe të sjelljes.

Përsonat që vuajn nga sëmundja e Alzheimerit, manifestojnë ndryshime të dukshme në sjelljen e tij, duke ngatërruar përsonat dhe vendet.
Ata kanë tendencë të kujtojnë historitë dhe gjërat që kanë ndodhur shumë vite më parë, ndërsa harrojnë gjërat që ndodhin në moment, para pak orësh ose para disa ditësh, për shembull nuk kujtojnë antarët e familjes, harrojnë emrat, acarohet nëse harrojnë emrin e përsonit që kujdeset e i shërben, shqetësohen kur nuk mbajnë mend ditët, muajt ose vitin.

Edhe pse mendohet që disa faktorë kanë ndikim përgjatë procesit të zhvillimit të sëmundjes, shkaqet e sëmundjes Alzheimer ende mbesin të panjohura!

E rëndësishme është që këto raste duhet trajtuar me shumë ndjeshmëri dhe profesionalizën! Përsoni që kujdeset për individin, i cili vuan nga sëmundja e Alzheimer-it duhet:
-Të respektojë të moshuarin dhe sëmundjen e tij
-Të ketë durim, duke u treguar i dashur, i qetë e duke i dhënë kuarajo.

  • Të ketë asistencë për demencë.
    -Asistenca duhet të ndërhyjë për të ndihmuar të moshuarin në aktivitetet e përditshme.
    -Duhet mbajtur një qëndrim të qetë, të paanshëm dhe të tregohet empatik.
    -Të ulet përballë tij dhe të përpiqet të kuptojë atë se çfarë don të thotë.
    -Në rast të gabimeve nuk duhet ta qortojë dhe të tallet me të.
  • Duhet të ekzistojë kontakti me sy.
  • Duhet të jetë i kujdesshëm me tonin e zërit, nuk duhet të jetë tepër i lartë e asesi të bërtas, sepse kjo shkakton frikë te personi.
    -Të tregohet i kujdesshëm duke u munduar ta kuptoj të moshuarin edhe nga gjestet që ai bën.

Të moshuarit dhe secili person duhet të ketë dashuri,kujdes, respekt e siguri në familje, shoqëri dhe komunitetin ku jeton!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here