Manchester City është turpëruar të shtunën në mbrëmje, pasi ka pësuar debakël në Premier League nga Tottenhami. Skuadra e Pep Guardiolas u mposht 4:0. Ishte hera e parë që Guardiola ka pësuar pesë humbje rresht si trajner.
Ndeshja i takoi javës së 12-të të Premier Leagues.
Dy golat e parë të Tottenhamit i realizoi James Maddison në minutën e 13-të dhe 20-të. Golin për 3:0 e shënoi Pedro Porro në minutën e 53-të, kurse Brennan Johnson e vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 93-të.
City ka 23 pikë dhe renditet në pozitën e dytë.
Tottenhami ka 19 pikë dhe renditet në pjesën e epërme të tabelës.