City nuk gabon, triumfon në udhëtim te Crystal Palace

0
78

Manchester City ka arritur fitoren e katërt radhazi në Premierligë, duke fituar në udhëtim te Crystal Palace.

Në “Selhurst Park”, City fitoi 3-0 ndaj Palacet, shkruan “Gazeta Express”.

Golin e parë për mysafirët e shënoi i zakonshmi, Erling Haaland, në minutën e 41-të të pjesës së parë. Ai u asistua nga Matheus Nunes.

Kështu u mbyll edhe pjesa e parë, teksa City i Guardiolës e gjeti edhe golin e dytë, në pjesën e dytë të ndeshjes.

Phil Foden, i asistuar nga Rayan Cherki, shënoi për 2-0 në minutën e 69-të të takimit.

Golin e tretë të ndeshjes e shënoi përsëri “roboti norvegjez”, nga penalltia, në minutën e 88-të.

Me këtë fitore, City shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e dytë të tabelës, me dy pikë më pak se Arsenali në vendin e parë.

Crystal Palace në anën tjetër është i pesti me 26 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here