City “çmendet” pas Haaland, klubi punon për të hequr klauzolën e norvegjezit

0
163

Erling Haaland është duke përjetuar sezonin më të mirë të karrierës teksa në ndeshjen e fundjavës ndaj Fulham realizoi golin e 50 sezonal dhe të 34-tërtin në Premier League (i duhet edhe një gol për rekordin aboslut). Norvegjezi i ka bërë të gjithë për vete në radhët e Manchester City dhe tashmë drejtuesit e kubit kanë nisur nga puna për të rinovuar kontratën e “vikingut”.

Në fakt, marrëveshja aktuale e sulmuesit skadon në vitin 2027, por ideja e drejtuesve të The Citizens është që në kontratën e re të mos ekzistojë asnjë klauzolë largimi. Klube si Real Madrid, Paris Saint-Germain apo edhe Barcelona janë gjithnjë me “një sy” nga Haaland dhe City kërkon t’i heqë çdo mundësi që i lehtëson rrugën klubeve të sipërpërmendura për të arritur te 22-vjeçari.

Për momentin, Haaland ndjehet i rëndësishëm dhe i lumtur te City e synon të qëndrojë gjatë në Angli, ndaj tratativat për rinovimin e kontratës pritet të zgjasin pak me norvegjezin që është i gatshëm të firmosë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here