Çitaku: Albin Kurti s’është tradhtar, por s’është as kryeministri i duhur

0
131
Foto: Arkiva

Duke komentuar gjuhën e urrejtjes e deklaratat pompoze të VV-së sa ishte në opozitë, ndaj ish-krerëve të shtetit që kishin qeverisur me vendin, nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku tha se partia e Kurtit kishte përdorur edhe kualifikime shumë të rënda ndaj tyre.

Ajo ka kritikuar ashpër gjuhën e përdorur nga lidershipi i partisë së Kurtit kashi zyrtarëve institucional.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me fjalët që i themi. Në Kosovë për një kohë shumë të gjatë, me një lehtësi të frikshme janë thënë fjalë shumë të mëdha. Njerëzit janë quajtur tradhtar, kriminel e hajn. Këto janë kualifikime shumë të rënda. Të cilat në fund fare, mund ta sjellin një fitore në një cikël zgjedhor, por dëmi që i shkaktohet publik e demokratik është shumë i madh”, tha Çitaku në Prime Time.

Por, për dallim nga sinonimet e VV-së, Çitaku thotë se kreu i VV-së Albin Kurti nuk është tradhtar, por një kryeministër jo i duhur për Kosovës.

Ajo ka deklaruar se detyrë e secili politikan është që përmes politikës ta emancipojë shoqërinë, dhe duke qenë si e tillë, ajo nuk mendon se “Kurti është tradhtar”.

“Detyra jonë është që edhe përmes politikës që bëjmë ta emancipojmë shoqërinë. Për mua Albin Kurti s’është tradhtar. Unë besoj që Albin Kurti e do Kosovën shumë, sikurse që e dua unë e ju. Unë do të doja që ai të ishte në gjendje ta tejkalojë vetveten. Unë mendoj që Albin Kurti është kryeministër jo i duhur, punojë çdo ditë ta mundim atë në zgjedhjet e ardhshme siç e kemi mundur edhe në zgjedhjet lokale. Por, s’mund t’i them Kurtit tradhtar”, u shpreh tutje ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here