Vaji i ullirit, një nga produktet kyesore të shportës të çdo konsumatori.
Varietetet dhe zonat prodhuese janë të shumta dhe dallojnë nga njëra-tjetra, po si mund të dallojmë një vaj cilësor sipas ekspertit të bujqësisë Ilir Pilku:
“Ndryshimi midis vajrave dallohet nga aciditeti. Vaji ekstra i virgjër e ka aciditetin më pak se 0,8. Por gjithçka nis nga ulliri i mirë për të dalë një vaj cilësor, i cili dallohet nga aciditeti, aroma, ngjyra. Ndërsa vaji i cili konsiderohet sot si shumë kurativ është vaji i ullirit pak i hidhur, që kur e provon të lë një djegie në fyt.”