Cili është kuptimi i vërtetë pas logos së Tesla-s?

0
204

Logoja e një prodhuesi veturash është padyshim një nga karakteristikat më të rëndësishme të një marke pasi i bën veturat e saj të dallueshme nga të tjerat.

Dhe një nga më të dallueshmet nga të gjitha është ajo e Teslës – por logoja mund të fshehë më shumë se sa sheh syri.

Mund të jetë stiluar me atë që duket me sy të lirë si një shkronjë “T” futuriste, e lakuar për emrin “Tesla”. Por Elon Musk, i cili themeloi kompaninë në vitin 2003, ka zbuluar se çfarë përfaqëson vërtet logoja, shkruan Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Në një përgjigje ndaj një postimi në Twitter në vitin 2017, Musk kishte shpjeguar se logoja e Tesla-s ka për qëllim “të përfaqësojë seksionin e kryqëzuar të një motori elektrik”.

Duket se Musk i referohej pjesës kryesore të shkronjës “T” në logo si simbol i shtyllave që dalin nga rotori i një motori. Vija e dytë e lakuar mbi shkronjën “T” përfaqëson një pjesë të statorit.

Por sipas Business Insider, që së fundmi u zhyt në kuptimin e logos në detaje, duke duplikuar logon e Tesla-s në një rreth, me pjesën e sipërme të shkronjës “T” të kthyer nga jashtë, përfundon duke i ngjan një “faksimile të arsyeshme të një seksioni të kryqëzuar të motorit elektrik”.

Në këtë drejtim, ajo ndërthuret me një logo që i përket një tjetër sipërmarrjeje të Musk – SpaceX, e cila projekton dhe ndërton raketa hapësinore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here