Një grup specialistësh të mjekësisë nga Kalifornia kanë arritur të identifikojnë faktorin kryesor të dhimbjes së kokës e cila vjen nga një përbërës natyror i verës së kuqe i cili quhet kuercetina.
Dhimbja e kokës nga vera e kuqe është e njohur dhe e rregjistruar që nga kohërat e lashta kur Cornelius Celsus e identifikoi atë në Romën e lashtë.
Festat e fundvitit po afrojnë dhe është normale që në këto mbrëmje dimri të konsumojmë ndonjë gotë verë. Mjekët rekomandojnë se verat e kuqe që duhet të shmangen janë ato të cilat prodhohen në vendet me diell kryesisht ato të Europës jugore për arsye se përmbajnë më shumë kuercetinë.