Cilat janë garancitë e ShBA’së dhe BE’së për Asociacionin, Konjufca shpjegon disa prej tyre

0
185

Në lidhje me takimin në Ohër më 18 mars ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tregoi se cilat janë garancionet e ShBA’së dhe BE’së në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Insajderi.

“E para edhe ju vetë si Bashkim Evropian na keni dhënë garancinë që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. E dyta ne ju tregojmë se cilat janë kompetencat Jo-Ekzekutive. E treta, ne kemi marrë garancion prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe prej BE’së që ky Asociacion nuk do të jetë kurrfarë mekanizmi që shkon përtej asaj që e lejon Kushtetuta”, tha Glauk Konjufca në një intervistë për ATV, raporton Insajderi.

Ky Asociacioani i ka gjashtë principet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, letrën e Frederica Mogherinit [dërguar ish-kryeministrit Isa Mustafa], dhe garancitë e ShBA’së që Asociacioni do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, tregoi Konjufca.

“Asociacioni i ka dy dimensione. I pari i marrëveshjes 2013, i dyti me i dhanë përmbajtjen e atij skeleti. Krejt këto që janë pas 2013’ës i ka hedh poshtë Gjykata Kushtetuese dhe ka treguar që në Kosovë nuk mund të krijohet një entitet një etnik, së paku që është bartës i pushtetit publik, dhe së treti që funksionon si një nivel i tretë i pushtetit publik, mes komunës dhe qeverisë. Këto 3 principe duhet t’ia shpjegojmë bashkësisë ndërkombëtare, që këtë që po e kërkon Serbia është e pamundshme”, përcjell Insjaderi.

Koordinatat i kemi të njëjta pak a shumë [me ShBA-në], tha ai, dhe shtoi se i besojnë ShBA-së dhe se u mjaftojnë garancitë e ShBA’së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here