Cilat gjëra nuk duhet të fshihen me peceta letre?

0
389

Ndonëse janë shumë praktike, sidomos në kuzhinë, pecetat e letrës nuk mund të përdoren për të pastruar disa sende.

Pecetat e letrës thithin mirë lagështinë dhe janë të shkëlqyer kur dëshironi të hiqni yndyrën e tepërt nga ushqimet e skuqura.

Me ta mund të fshini edhe sipërfaqe të ndryshme, por për disa artikuj nuk rekomandohen pecetat e letrës, sepse mund t’i dëmtojnë.

Kur bëhet fjalë për mobiliet prej druri, ato duhet të pastrohen me një leckë të butë pambuku dhe duhet të shmangen peshqirët e letrës për shkak të tharjes dhe faktit që copëzat e peshqirëve të letrës mund të mbeten gjatë fshirjes.

Syzet janë gjithashtu një artikull që nuk duhen pastruar me peceta letre, sepse shumica e xhamave kanë një shtresë mbrojtëse që mund ta dëmtoni lehtësisht, nëse nuk i mirëmbani xhamat sipas udhëzimeve.

Gjithashtu, ekranet e celularëve, si dhe të kompjuterëve, nuk duhet të fshihen me pecetë letre, sepse është e ashpër. Për këto qëllime, përdorni pëlhura dhe produkte që nuk dëmtojnë shtresën mbrojtëse në ekrane, as ngjyrën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here