Edhe pse vetëm një javë, ngacmimet nuk kanë munguar në Ferma VIP.
Limi dhe Ester, janë dy prej konkurrentëve që duket se do të kenë një histori dashurie. Ishte Limi ai që shprehu pëlqimin i pari. Ndërkohë Ester u shpreh se e ka shumë xhan.
Pjesë nga biseda:
Limi: Ma ka prishur qejfin Ester. Është shumë gocë e mirë. Unë kam rrugën time. Do e shohim si do shkojnë punën. Por, nuk dua të përfshihem më me Ester për këtë çështje. Më ka interesuar Ester dhe mendimi i Ester. Por, ja lëmë kohës.
Ester: Fakti që Limi shprehu një pëlqim, ishte e dukshme. Por, unë nuk kam shprehur asnjë pëlqim.
Luana: Kur i thua të kam xhan, çfarë do të thotë?
Ester: E kam xhan si njeri. Jo detyrimisht se më shprehu Limi pëlqimin, duhet ta shprehja në atë moment edhe unë. E kam shumë xhan. Vazhdoj ta kem xhan.
Limi: Ke 7 ditë dhe se ke gjetur rastin të vish të flasim.
Ester: Në spektakël u shpreh direkt nuk kam më pëlqim për ty, vetëm se unë thashë që nuk kam ende pëlqim për ty.
Limi: Unë në spektakël thashë kam pëlqim për Nur, por ishte shaka.
Ester: Do të përçash dy shoqe?
Limi: Ti rri me Yllin…
Ester: Nuk është nevoja të jesh xheloz. Yllin e kam shok. Nuk dua të merrem më me Limin.