Gjumi në dhoma të ndara për shkak të një partneri që gërhet mund të përmirësojë marrëdhëniet e njerëzve në vend që të shënojë fundin, ka thënë një shkencëtar i gjumit.
Çiftet që lëvizin në dhoma të ndara mund të hyjnë në “fillimin e një marrëdhënieje të re”, ku ata janë të pushuar mirë dhe, në mënyrë ideale janë më të lumtur, sipas Russell Foster, profesor i neuroshkencës cirkadiane në Universitetin e Oksfordit dhe drejtor i Laboratorit të Oftalmologjisë Nuffield.
Sipas tij kjo zgjedhje nuk ka pse të bëhet vetëm sepse njëri partner gërhet por mund të praktikohet si një alternative për të fjetur më mirë edhe kur ke një partner që fle shumë vonë ose që zgjohet shumë herët dhe për rezultat keni mospërputhje me oraret.
Shumë njerëz thonë: “Kam fjetur me partnerin tim për 50 vjet, tani që flemë në krevate të ndarë është fundi i marrëdhënies sonë”. “Jo, nuk është. Është fillimi i një marrëdhënieje të re ku të dy janë më të përgjegjshëm ndaj njëri-tjetrit, më pak impulsivë, më pak nervoz, kështu që eksperti i sugjeron të gjithë ta praktikojnë.
Ai ofroi disa këshilla të tjera për të fjetur më mirë, duke përfshirë fshirjen e aplikacioneve të gjumit nga telefonat dhe heqjen e gjurmuesve, të cilët mund të lehtësojnë ankthin rreth gjumit dhe përmirësojnë cilësinë e përgjithshme.
“Mos i merrni seriozisht aplikacionet e gjumit. Janë të padobishme. Ata janë në rregull t’ju thonë përafërsisht kur keni shkuar për të fjetur, nëse jeni zgjuar natën dhe kur më në fund jeni ngritur. Por kur ata fillojnë të thonë, ‘Ke pasur një gjumë të mirë, ke bërë shumë gjumë REM’, është thjesht marrëzi,”- tha ai.