Christensen drejt largimit nga Barça? Al-Nassr shton interesin, Ronaldo e do në skuadër

0
84

FC Barcelona mund të humbasë një prej shtyllave të mbrojtjes, Andreas Christensen, i cili është në radarin e Al-Nassr skuadra ku luan Cristiano Ronaldo. Klubi saudit është duke përgatitur një ofertë zyrtare, ndërsa Barça është e hapur për negociata, për shkak të nevojës për balancim financiar dhe hapje hapësirash për afrime të reja, shkruan 04 Online.

Christensen, që iu bashkua Barcelonës nga Chelsea në vitin 2022 si lojtar i lirë, ka qenë një element kyç në mbrojtjen katalanase. Sipas raportimeve, vetë Ronaldo ka kërkuar afrimin e danezit, duke e parë atë si një garanci për stabilitetin në prapavijë.

Edhe pse lojtari ndihet mirë në “Camp Nou”, ai nuk e përjashton një aventurë të re, sidomos nëse oferta financiare është bindëse. Një tjetër arsye që shtyn drejt një largimi të mundshëm është mbipopullimi në qendër të mbrojtjes te Barça.

Negociatat janë në zhvillim dhe Christensen mund të jetë një nga largimet më të rëndësishme të merkatos verore për Barcelonën./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here