Chollet uron Kurtin për marrëveshjen e Ohrit

0
159

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur me Këshilltarin e Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Ai tha se temë e bisedës ishte takimi i Ohrit, për të cilin e ka falënderuar për mbështetjen dhe rolin e ShBA-së.

“Kisha një telefonatë me Këshilltarin e DASh-it, Chollet i cili më uroi për marrëveshjen e arritur në Ohër, duke pranuar bisedimet e gjata dhe të vështira. E falënderova për mbështetjen dhe rolin e SHBA-së. Marrëveshja Themelore dhe Shtojca, siç thuhet në tekst dhe frymë, tani duhet të ndryshojnë realitetin dhe kushtet” ka shkruar Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here