Chollet, të mërkurën do ta vizitojë Kosovën

0
197

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, të mërkurën do të qëndrojë në një vizitë në Ballkan Perëndimor. Ai vizitën do ta nisë në Shkup e më pas do të vizitojë edhe Kosovën dhe Serbinë, është njoftuar nga DASH-i.

Chollet fillimisht do të udhëtojë në Emiratet e Bashkuara Arabe sot, e më pas do të vazhdojë vizitën në Ballkan Perëndimor.

Në njoftimin e DASH-i është thënë se Chollet në Kosovë vjen për të diskutuar për përpjekjet e SHBA-së për ta ndihmuar Kosovën drejt avancimit euroatlantik. Ndërsa sërish është cekur rëndësia e një marrëveshje në dialogun Kosovë – Serbi, e cila në qendër do ta kishte njohjen e ndërsjellë.

“Këshilltari Chollet më pas do të udhëtojë në Maqedoni të Veriut, Kosovë dhe Serbi, më 11-13 janar. Kjo pjesë e fundit e udhëtimeve të këshilltarit Chollet synon të nënvizojë përkushtimin e vazhdueshëm të SHBA-së ndaj paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor. Më 11 janar, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Shkup të Maqedonisë së Veriut me një delegacion të veçantë ndërinstitucional, ku do të takohet me liderët qeveritarë për diskutime për një sërë çështjesh, përfshirë energjinë, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit. Këshilltari Chollet do ta vazhdojë vizitën në Prishtinë, Kosovë, për t’u takuar me zyrtarët qeveritarë, liderë të tjerë politikë dhe shoqërinë civile, për t’i diskutuar përpjekjet e SHBA-së për ta ndihmuar avancimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik, përfshirë këtu arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që në qendër do ta kishte njohjen e ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e DASH-it.

Më 12 janar Chollet do të jetë në vizitë në Serbi.

“Më 12 janar, këshilltari Chollett do të vazhdojë në Beograd, Serbi, ku do të diskutojë me lidershipin serb për sigurinë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe përparimin e Serbisë drejt synimit për anëtarësim në BE. Po ashtu do të diskutojë për rolin e Serbisë në forcim të paqes rajonale dhe sigurisë dhe angazhimin e vazhdueshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për t’i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet nga DASH-i./Koha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here