Këshilltari i Lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka takuar dje të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Chollet ka thënë se në takimin me Lajçak kanë diskutuar për deeskalimin e situatës në Kosovë dhe rrugën e Ballkanit drejt BE-së.
“Takim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak ku folëm rreth angazhimit të përbashkët për deeskalimin e situatës në Kosovë dhe Serbi dhe mbështetjen e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, shkroi ai.