Chollet për marrëveshjen e Ohrit: Kosova më afër se kurrë drejt të ardhmes në BE

0
161

Këshilltari i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se Kosova tani është më afër se kurrë drejt të ardhmes së saj në BE.

Chollet i bëri këto komente pas bisedës telefonike që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti, duke e uruar të parin e Qeverisë për marrëveshjen e arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe, pas bisedës me Chollet, Kurti ka shkruar në Twitter se ka marrë urime për marrëveshjen e arritur në Ohër.

”Kisha një telefonatë me CounselorDOS. Chollet i cili më uroi për marrëveshjen e arritur në Ohër duke pranuar bisedimet e gjata dhe të vështira. E falënderova për mbështetjen dhe rolin e SHBA-së. Marrëveshja Themelore dhe aneksit, siç thuhet në tekst dhe frymë, tani duhet të ndryshojnë realitetin dhe kushtet“, ka shkruar Kurti.

Kryeministri Kurti sot është paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për marrëveshjen e arritur në Ohër, ndonëse pa nënshkrim./GS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here