Chelsea ka vendosur ta bëjë sulmuesin brazilian të Real Madridit, Rodrygo Goes, objektivin kryesor të merkatos së verës. Sipas mediave britanike, klubi londinez është i gatshëm të ofrojë rreth 80 milionë euro për shërbimet e 23-vjeçarit dhe tashmë ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e tij, shkruan 04 Online.
Trajneri Enzo Maresca e sheh Rodrygon si figurën qendrore të projektit të ri ofensiv në “Stamford Bridge”, falë fleksibilitetit të tij për të luajtur në disa pozicione në sulm. Braziliani vjen pas një sezoni me 13 gola dhe 10 asistime, por përballë konkurrencës së madhe në “Santiago Bernabéu”, mund të shqyrtojë seriozisht një largim.
Real Madridi nuk e përjashton shitjen, nëse oferta është e kënaqshme dhe vetë lojtari kërkon ndryshim. Në ditët në vijim priten zhvillime konkrete rreth kësaj lëvizjeje që mund të shënojë një nga transferimet më të bujshme të verës./04 Online