Chelsea është gati për të shkruar një tjetër kapitull historik në futbollin evropian. Skuadra londineze do të përballet sonte me Real Betisin në finalen e UEFA Conference League, kompeticioni i tretë më i rëndësishëm i UEFA-s, shkruan 04 Online.
Ndeshja zhvillohet në Poloni dhe nis në ora 21:00.
Të udhëhequr nga trajneri Enzo Maresca, “Blutë” synojnë të bëhen klubi i parë që fiton të tre kompeticionet kryesore evropiane: Ligën e Kampionëve, Ligën e Europës dhe tashmë Ligën e Konferencës.
Përballë do të kenë një Real Betis të rrezikshëm dhe të motivuar, por Chelsea shihet si favorit për trofeun që do të kompletonte koleksionin evropian të klubit./04 Online