Chelsea ofron 70 milionë euro për yllin e Frankfurtit, Hugo Ekitike

0
81

Chelsea ka filluar të lëvizë fuqishëm në merkato, teksa kërkon të përforcohet për rikthimin në Ligën e Kampionëve. Objektivi kryesor i “Bluve” është sulmuesi francez i Eintracht Frankfurtit, Hugo Ekitike shkruan 04 Online.

Londinezët kanë bërë një ofertë prej 70 milionë eurosh për 21-vjeçarin, i cili ka shkëlqyer këtë sezon në Bundesliga me 22 gola dhe 12 asistime në 48 ndeshje.

Ekitike ishte vendimtar në arritjen e vendit të tretë për Frankfurtin dhe sigurisht ka rënë në radarët e klubeve të mëdha evropiane. Chelsea po synon ta bëjë francezin pjesë të projektit të ri për sezonin e ardhshëm./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here