Chelsea mund të mos llogarisë në Pedro Neto për ndeshjen ndaj Qarabag

0
67

Skuadra e Chelseat mund të ketë probleme përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Qarabag, pasi sulmuesi portugez, Pedro Neto, mungoi në stërvitjen e fundit të mëngjesit, shkruan 04 Online.

Neto ishte zëvendësuar nga Estevao në minutën e 85-të të ndeshjes ndaj Tottenhamit dhe tani është në dyshim për ndeshjen në Azerbajxhan.

Londinezët do të udhëtojnë pa tre lojtarët kryesorë të dëmtuar: Badiashile, Levi Colwill dhe superyllin Cole Palmer, dhe ka mundësi që Pedro Neto t’i bashkohet kësaj liste mungesash./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here