Chelsea gati për Kupën e Botës për Klube, Petrovic jashtë listës

0
104

Skuadra e Chelseat pritet që së shpejti të zyrtarizojë listën e lojtarëve për Kupën e Botës për Klube, por një emër i rëndësishëm nuk do të jetë pjesë e saj. Sipas gazetarit të afërt me klubin londinez, Matt Law, portieri serb Djordje Petrovic nuk është përfshirë në këtë grumbullim, shkruan 04 Online.

Petrovic është në pritje të një transferimi gjatë afatit kalimtar të verës, me klubin që po synon të sigurojë shërbimet e Mike Maignan nga Milan.

Kujtojmë se Petrovic së fundmi u dallua me pritjen e penalltisë ndaj Rey Manajt në ndeshjen Shqipëri–Serbi, të zhvilluar në “Air Albania”.

Chelsea do ta nisë fushatën në këtë turne më 16 qershor ndaj Los Angeles FC, ndërsa në grup ndodhen edhe Flamengo nga Brazili dhe Es Tunis nga Tunizia./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here