Kjo nuk është hera e parë që AI (Inteligjenca Artificiale) ka tejkaluar njerëzit në fushën mjekësore.
Një tjetër studim nga viti 2024 zbuloi se ChatGPT ishte më i suksesshëm se mjekët në vlerësimin e historive mjekësore të pacientëve.
Studiuesit zbuluan se ChatGPT diagnostikoi saktë pacientët me një përqindje suksesi prej 90%, krahasuar me 76% për mjekët që përdorën chatbot-e IA për diagnostikim dhe 74% për ata që nuk i përdorën mjetet e teknologjisë.
Profesionalistët e fushës mjekësore gjithashtu kanë pranuar se AI ka sjellje më të mira ndaj pacientëve sesa ata vetë, me disa që kanë filluar t’i kërkojnë vetë këshilla ChatGPT-së.
Një studim nga revista PLOS Mental Health testoi ChatGPT në seanca të simuluara terapie dhe shumica e njerëzve nuk mund të dallonin përgjigjet e tij nga ato të profesionistëve të licencuar.
Në fakt, ata shpesh preferuan AI-në.
Pjesëmarrësit thanë se ChatGPT jepte përgjigje më të menduara, emocionalisht më inteligjente. Përgjigje më të gjata, më shumë kontekst, ton më i mirë.