Champions League: Spektakël në mbrëmje – Dy super përballje çerekfinale sot

0
116

Sonte do të zhvillohen dy ndeshje të tjera të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Mbrëmë u luajtën dy çerekfinalet e para, ku Arsenali triumfoi me një fitore të thellë 3-0 ndaj Real Madridit, ndërsa Interi mundi Bayern Munichun 2-1 në udhëtim.

Edhe sot priten emocione të mëdha dhe ndeshje të forta, pasi janë katër ekipe që luajnë futboll të hapur dhe do të kërkojnë të shënojnë sa më shumë gola.

Në ndeshjen e parë, Barcelona është nikoqire e Borussia Dortmundit dhe synon të bëjë hapin e parë drejt kalimit në gjysmëfinale me një fitore.

Ndërsa në sfidën tjetër, Paris Saint-Germain do të presë Aston Villan, duke kërkuar një fitore të sigurt për ta bërë kalimin më të lehtë në ndeshjen e kthimit.

Të dy ndeshjet e mbrëmjes pritet të fillojnë nga ora 21:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here