Çfarë u ka ndodhur lojtarëve më të mirë nën 21-vjeç të vitit 2012?

0
102

Një listë e lojarëve të ri më të mirë të vitit 2012 është rishfaqur, e cila përfshinë Oscar, Stephan El Shaaraëy, Eden Hazard, së bashku me fituesin e Kupës së Botës, Mario Gotze.

Në shtator të vitit 2012, “Bleacher Report” kishte përpiluar një list prej 50 lojtarëve të ri më të mirë, duke u bazuar në performancat dhe sukseset e tyre deri në atë kohë.

Nga numri 50-të deri 11-të, në listë i përfshirë ishte edhe Raphael Varane, tashmë i pensionuar, i cili do të fitonte katër tituj të Ligës së Kampionëve me Real Madridin.

Ish-lojtarët e Liverpoolit, Sebastian Coates, Georginio Wijnaldum dhe Joel Matip përbënin këtë listë, së bashku me James Rodriguez dhe David Alaba, që kishin luajtur së bashku te Bayern Munchen.

“SPORTBible” ka vendosur për 10 lojtarët më të mirë nga kjo listë, përcjellë “Gazeta Express”.

10. Thiago Alcantara

Asokohe, Thiago Alcantara ishte në rritje e sipër te Barcelona. Ai kishte startuar 20 ndeshje atëbotë, në një mesfushë me Xavin dhe Iniestan, duke shënuar 2 gola e duke dhuruar katër asistime.

Pas një periudhe katërvjeçare në Barcelonë, Thiago iu bashkua Bayernit, ku fitoi 16 trofe. Më pas, ai iu bashkua Liverpooli më 2020, derisa tashmë është pensionuar nga futbolli në moshën 33-vjeçare.

9. Stephan El-Shaarawy

El-Shaarawyt i ra mbi supe përgjegjësia e golave, pas largimit të Zlatan Ibrahimovic, dhe ai e bëri atë që iu kërkua. Në sezonin 2012/13, ai shënoi 19 gola në 46 paraqitje me Milanin.

Po të njëjtin vit, ai u ftua për herë të parë te Italia, teksa besohej se ai do të arrinte gjëra të mëdha në futboll, por ai nuk arriti as t’i afrohej pritshmërive.

Ai është pjesë e Romës që nga viti 2021, pas një periudhe dyvjeçare në Kinë te Shanghai Shenhua.

8. Danny Welbeck

Welbeck shënontë nëntë gola në 23 paraqitje me Manchester United në sezonin 2011/12.

Pas 29 golave në 124 paraqitje me klubin nga Manchesteri, ai u transferua tek Arsenali më 2014 për 16 milionë funte.

Pas një dekade të kaluar, Welbeck tashmë është pjesë e Brightonit, ku këtë sezon ka shënuar gjashtë gola në 12 ndeshje.

7. Oscar

Gjatë asaj kohe, kishte pritshmëri të mëdha për Oscarin, pas transferimit të tij 25 milionësh te Chelsea nga Internacional.

Ai ishte një startues i rregullt në “Stamford Bridge” por shokoi botën kur më 2017 vendosi të kalojë në Kinë.

Pas shtatë viteve, ai ende luan te Shanghai Port. Në fakt, 33-vjeçari ka 58 gola të shënuar në 175 ndeshje.

6. Andre Schurrle

Kur kjo listë u publikua, Andre Schurrle veçse kishte 30 ndeshje nga fillimi për Bayer Leverkusenin në sezonin e tij debutues.

Një vit më vonë, ai do t’i bashkohej Oscarit te Chelsea, por kjo aventurë nuk shkoi si më mirë. Më 2015, Schurrle u rikthye përsëri në Gjermani, kësaj here te Ëolfsburgu.

Periudha te Borussia Dortmundi, Fulhami, Spartaku i Moskës, s’ishin po ashtu të frytshme, teksa ai u pensionua në moshën 29-vjeçare.

5. Christian Eriksen

Eriksen llogaritej si një nga talentët më të mëdhenj në vitin 2012. Ai sapo e kishte mbyllur sezonin 2011/12 me 19 asistime për Ajaxin, derisa kishte edhe 26 paraqitje për Danimarkën në atë kohë.

Pasi iu bashkua Totttenhamit më 2013 për 11 milionë funte, ai arriti 51 gola dhe 59 asistime në 226 paraqitje për klubin nga Londra Veriore. Më pas ai kaloi tek Interi më 2020, teksa tash luan te Manchester Unitedi.

4. Lucas Moura

Gjatë kësaj kohe, Moura sapo i ishte bashkuar PSG-së, pasi refuzonte Manchester Unitedin dhe Sir Alex Fergusonin.

Ai do të kalonte tek Tottenhami më 2018 pas pesë sezoneve në Francë.

Braziliani shënoi 39 gola në 221 paraqitje në Premier League, ndërsa tash luan për Sao Paulo.

3. Mario Gotze

Gjatë asaj kohe, Mario Gotze ishte bërë i njohur për futbollin europian, pasi kishte krijuar një dyshe të mirë me Robert Lewandowskin te Borussia Dortmund.

Siç e dimë të gjithë, mesfushori sulmues kishte shënuar golin e fitores të Gjermanisë në finalen e Kupës së Botës 2014, duke betonuar emrin e tij në futbollin gjerman dhe jo vetëm.

Gotze kaloi 3 vite te Bayerni, derisa më 2016 u rikthye sërish te Dortmundi, ndërsa tash luan te Frankfurti.

2. Neymar Jr.

Neymar po e shkatërronte ligën e Brazilit, kur ishte përfshirë në këtë listë.

Më vonë, kalimi i tij në Barcelonë bëri që të arrijë nivele më të larta të futbollit, duke formuar një treshe të rrezikshme me Luis Suarez dhe Lionel Messi, apo MSN-në e famshme.

Pasi la Barçën për PSG-në më 2017 për 200 milionë funte, ai bëri 173 paraqitje për klubin francez, derisa tash është pjesë e Al-Hilal në Arabinë Saudite.

1. Eden Hazard

Lojtari që e rrëzon Neymarin nga froni është Eden Hazard, i cili atë vit sapo kishte kompletuar transferimin te Chelsea nga Lille për 32 milionë funte.

Në tri ndeshjet e tij të para në Premier League, Hazardi kishte gjashtë asistime.

Hazardi kaloi edhe shtatë vite të tjera të suksesshme në Angli me Chelsean, teksa më 2020 nënshkroi me Real Madridin, aty ku edhe mori fund karriera e tij.

Pasi kaloi në lëndime të shumta, Hazard u pensionua nga futbolli si 32-vjeçar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here