Samiu dhe Efi tashmë janë larguar përfundimisht nga “Për’puthen”.
Asnjëri nga të dy nuk arritën të gjenin dashurinë e tyre në program, shkruan lajmi.net.
Prandaj edhe vendosë që të largohen nga aty.
Në lidhje me këtë vendim, Efi bëri një sqarim i cili përfaqësonte një vendim të përbashkët për tu larguar si miq shumë të mirë bashkë me Samiun.
“Nuk arrita të dashuroja. Kishim vendosur të largoheshin bashkë, por si dy miq”, tha Efi.
Ajo u shpreh se nuk mund t’i ofronte diçka më tepër Samiut, prandaj vendosen të largoheshin. “Me Samiun do të jemi miq shumë të mirë, por jetës nuk i dihet”, theksoi ajo.
E mesa duket, ata janë të pandarë jashtë.
Dyshja kanë festuar bashkë, pa hatërmbetje mbrëmjen që lamë pas. Mesa duket, Samiut i ka kaluar inati nga vendimi i Efit dhe jashtë do mbeten miq të mirë.