Për mijëra vite me rradhë, lulerradhiqja ka qenë kryefjala e shumë kurave bimore në të mirë të shëndetit. Përdorimi më i përhapur i lulerradhiqes është në formën e çajit.
Çaji i lulerradhiqes mund të përgatitet shumë lehtë duke zier petalet e luleve. Lulerradhiqja është shumë e pasur me ushqyes, karotenoidë, vitamina, minerale dhe antioksidantë. Të gjithë këta përbërës organikë kanë një ndikim domethënës në shëndetin e organizmit.
Organizmi do të furnizohet me ushqyes
Çaji i petaleve dhe gjetheve të lulerradhiqes është shumë i pasur me kalçium, hekur, kalium, vitaminat K, A dhe B6. Ky lëng përmban edhe antioksidantë të cilat do të eleminojnë dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira. Barishtet e lulerradhiqes mund edhe t’i hani të freskëta sepse kanë më shumë vlera ushqyese se spinaqi dhe brokoli.
Mbani diabetin larg
Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, konfirmojnë se pirja ditore e çajit të lulerradhiqes mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Një gjë e tillë është e një rëndësie kritike për mbajtjen larg të diabetit.
Do të ndiheni energjikë pa pasur nevojë për kafe
Çaji i lulerradhiqes ofron një alternativë të shkëlqyer e pa kafeinë për njerëzit që kërkojnë gjallëri dhe energji gjatë ditës. Për shembull, rrënja e bimës mund të piqet dhe me të mund të bëhet një çaj i pasur me antioksidantë dhe minerale, energji-sjellës por pa kafeinë.
Trupi do të ketë më pak lëngje të akumuluara
Në shumë raste, ndjesia e fryrjes shkaktohet nga akumulimi i lëngjeve në trup. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nëse pihet çdo ditë, çaji i lulerradhiqes nxit eliminimin e lëngjeve të tepërta.
Fillim i marë për rënien nga pesha
Disa studime kanë zbuluar se lulerradhiqja është efikase për rënien në peshë. Gjethet pengojnë një enzimë që çlirohet gjatë tretjes e cila mundëson ‘magazinimin’ afatgjatë të yndyrës në trup.