Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse merrni suplemente kolagjeni çdo ditë?

0
285

Vitet e fundit, kolagjeni është bërë kryefjalë e industrisë së shëndetit dhe bukurisë. Atë e shohim kudo, që nga suplementet pluhur deri tek produktet e kujdesit të lëkurës. Duket se të githë tanimë po flasin rreth përfitimeve të tij të mundshme në shëndet, por çfarë është kolagjeni dhe pse ka fituar kaq popullaritet?

Kolagjeni është një proteinë natyrale që gjendet thuajse kudo në trup si për shembull në muskuj, kocka, lëkurë dhe enët e gjakut. Kjo proteinë i jep lëkurës elasticitet, thonjve fortësi dhe ka rolin e tij në zëvendësimin e qelizave të vdekura. Kolagjeni gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në proceset qelizore dhe riparimin e indeve. Studimet botërore tregojnë se kolagjeni është thelbësor në pakësimin e dhimbjeve në trup dhe ka shumë aminoacide të cilat ndihmojnë në ndërtimin e kërceve dhe uljen e inflamacionit të nyjeve.

Ai është fantastik në parandalimin e osteoporozës dhe përmirëson shëndetin e zemrës. Prodhimi i kolagjenit fillon të ulet me kalimin e kohës dhe kështu nisim të shohim shenjat e para të plakjes si rrudhat, dhimbjet e kyçeve dhe probleme të tjera të lëkurës. Për këtë arsye është e rëndësishme marrja e tij me anë të suplementeve të cilat stimulojnë prodhimin në trup. Këto suplemente kanë forma të ndryshme si pilulat dhe trajta e pluhurit dhe ndahen në tre lloje kryesore ku secila prej tyre sjell avantazhe të ndryshme në shëndet.

Llojet e suplementeve të kolagjenit

Kolagjeni i gjedhëve vjen nga kockat e lopës dhe ka treguar rezultate në rritjen e elasticitetit të lëkurës dhe pakësimin e rrudhave.

Kolagjeni detar vjen nga lëkura e peshkut. Studimet tregojnë se kolagjeni detar ka përfitime për kërcin, shëndetin e lëkurës, rigjenerimin e kockave dhe shërimin e plagëve.

Kolagjeni i pulës është shumë i nevojshëm për shëndetin e kyçeve.

Sa shpesh duhet të merrni kolagjen?

Kolagjeni mund të merret çdo ditë, por duke u konsultuar fillimisht me mjekun. Ndonëse ai ka efekte pozitive, mund të shkaktojnë shqetësime si fryrja e barkut dhe diarreja. Gjithashtu, ai nuk mund të përdoret së bashku me ilaçe specifike si holluesit e gjakut pasi mund të shkaktojë gjakderdhje. Së fundmi, suplementet e kolagjenit nuk e zëvendësojnë jetesën të shëndetshme. Mbajtja e një diete të ekuilibruar, hidratimi, gjumi i mjaftueshëm dhe aktiviteti i rregullt fizik janë të gjitha të rëndësishme për të pasur një shëndet të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here