Çfarë lavatriçe keni në shtëpi? Disa prej tyre mbajnë shumë baktere

0
259

Sipas ekspertëve, lavatriçet që kursejnë energji punojnë me temperatura shumë të ulëta duke krijuar mundësi më të mëdha që bakteret të mbijetojnë.

Më së shumti lavatriçet e ditëve të sotme nuk i vrasin bakteret njësoj sa ato më të vjetrat, të cilat nuk ishin kaq ekonomike lidhur me harxhimin e energjisë.

Ekspertët i kanë bërë këto gjetje në disa lavatriçe në spitale, të cilat janë më të ekspozuara ndaj baktereve. Përgjigja për lavatriçet tona në shtëpi, është disi e komplikuar.

Ndoshta vërtet në shtëpi nuk kemi aq baktere sa në spital, por lavatriçet lajnë me temperatura më të ulëta dhe është i vërtetë pohimi se bakteret kanë më shumë gjasa të mbijetojnë.

Sidoqoftë, shumica e baktereve janë beninje apo edhe të dobishme.

Edhe nëse ngelet ndonjë bakter i fortë, shanset që të shkaktojnë sëmundje janë shumë të pakta.

Vetëm nëse ndonjë prej anëtarëve të familjes suaj punon në spital, ose ka kontakte me ambiente spitalore, sigurohuni që rrobat e tyre të lahen në temperatura shumë të larta.

Si ta mbajmë lavatriçen të pastër?

Nëse keni në shtëpi të moshuar, të porsalindur, ose thjesht keni shumë merak, mund të merrni disa masa për ta mbajtur sa më të pastër lavatriçen tuaj.

Ekspertët sugjerojnë të përdorni antibakterialë në çdo larje, por edhe të lani vetë lavatriçen, pra ta vini atë në punë pa rroba brenda saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here