Çfarë i ndodh trupit në pranverë?

0
201

Fillimi i pranverës, siç dihet, ka mjaft ndikime si në shëndetin tonë fizik, ashtu edhe në atë mendor.

Rritja e rrezatimit dhe ngrohtësisë së diellit ka një efekt mbi ne. Ndikon në prodhimin e hormoneve të caktuara si melatonina, që ka efekt në emocionet tona, në hapjen e oreksit apo energjinë.

Mirëpo, ndryshe nga shumica, disa njerëz preken nga një trishtim o lodhje e papritur. Kjo lodhje shoqërohet me çrregullime të gjumit, humbje të motivimit dhe mërzi.

‘Ndryshimi i gjakut’

Në kohë të ftohtë, enët e gjakut në sipërfaqen e trupit tonë tkurren dhe zvogëlohen për të mbajtur gjakun e ngrohtë thellë brenda. Kur koha ngrohet, enët e gjakut zmadhohen për të çliruar nxehtësinë nga trupi. Pra gjithçka ka të bëjë me qarkullimin më të mirë të gjakut në një mot më të ngrohtë.

Rigjenerimi i qelizave

Qelizat e trupit ndahen, shuhen dhe rigjenerohen vazhdimisht. Çdo qelizë ka një cikël jete të ndryshëm. Qelizat në shtresën e brendshme të stomakut zëvendësohen çdo pesë ditë, sepse janë të ekspozuara ndaj aciditetit. Rruazat e kuqe jetojnë për të paktën katër muaj në organizëm, ndërsa qelizat e mushkërisë shuhen dhe zëvendësohen çdo pesë muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here