Këto të dhëna tregojnë se stresi është një nga kërcënimet më të mëdha të shëndetit dhe mirëqenies.
Stresi përkeqëson problemet mendore siç është depresioni dhe ankthi por edhe mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e zemrës.
Ky dëm shkaktohet sepse stresi nxit ushqyerjen e keqe dhe pasivitetin.
Studimet tregojnë se stresi mund të rrisë rrezikun e atakut në zemër me 60%.
Kur njeriu është i stresuar, në organizëm çlirohet adrenalina e cila rrit rrahjet e zemrës dhe tensionit të gjakut në nivele të rrezikshme.
Pavarësisht rrezikut, lajmi i mirë është se stresi mund të mbahet nën kontroll nëpërmjet disa strategjive të shpjeguara më poshtë.
Aktiviteti fizik
Aktiviteti fizik është një nga mënyrat më të mira për të pakësuar stresin.
Gjatë aktivitetit fizik, truri çliron endorfinë e cila ka efekt qetësues dhe ndihmon për cilsinë e gjumit.
Aktivitetet më të rekomanduara fizike janë ecja, vrapi, noti, joga, ngritja e peshave etj.
Më shumë kohë për veten
Njeriu duhet të gjejë pak kohë të jetë me veten dhe të përkujdeset me të.
Mjaftojnë 10 minuta në ditë për të bërë diçka që të pëlqen ty dhe do të ndihesh më mirë.
Këtu përfshihet: muzika, librat, pushimet e gjëra të ndryshme.
Çfarë nxit stresin
Në mbajtjen nën kontroll të stresit, njeriu duhet të përqendrohet në zbulimin e gjërave që shkaktojnë këtë parehati.
Mund të jetë një punë e keqe, një sëmundje, largimi nga jeta i një personi të dashur, divorci, problemet financiare ose një situatë traumatike.
Faktorë të tjerë që nxisin stresin dhe që dëmtojnë zemrën janë frika, pasiguria, pritshmëritë e larta , ndryshimet madhore në jetë e të tjera.
Identifikimi i burimit të stresit e bën më të lehtë menaxhimin e tij.
Pavarësisht stresit, njeriu duhet ta marrë shtruar dhe mbi të gjitha të kërkojë ndihmë, atëherë kur është e nevojshme.