TikTok po shpërthen nga trendet e make up-it dhe bukurisë. Disa janë prurje më të reja, e të tjera koncepte tashmë të njohura si ‘pickimi i lëkurës”, “skin cycling”, sekreti i së cilës qëndron në trajtimin vetëm në mbrëmje të lëkurës, e plot metoda të reja.
Por, një teknikë e re po qarkullon në TikTok dhe njihet si “underpainting”.
Për shumë grimierë profesionistë, ky term është një teknikë e vjetër, por për shumë njerëz që janë të apasionuar pas së bukurës, “underpainting” është thjesht një zbulim.
Çfarë është “underpainting”?
Mund të mos duket e qartë kur lexohet për herë të parë, por emri i këtij trendi është mjaft vetëshpjegues: do të theksosh korrektorin, konturin dhe blushin e mollëzave përpara vendosjes së bazës, pra fondantinës.
Si ta realizoni këtë teknikë make up-i?
Për të filluar, përgatisni fytyrën tuaj siç e bëni zakonisht. Përgatitja e lëkurës është çelësi për ta bërë këtë trend të duket më i miri. Pastaj, jeni gati për grim! Filloni me korrektorin duke fshehur çdo defekt, skuqjen e mollëzave ose rrathët e zinj poshtë syve. Më pas mund ta përzieni atë me një furçë ose sfungjer të lagur grimi. Aplikoni bronzerin dhe blushin siç bëni normalisht dhe përzieni secilin prej këtyre produkteve me furça të ndryshme ose me majat e gishtave.
Për të lejuar që produktet në zonat e pagrimuara të shfaqen, është më mirë të zgjidhni një bazë të pastër. Çdo gjë shumë e errët do të mbulojë shtresën e parë të produkteve. Për të aplikuar grimin përfundimtar, përdorni një furçë ose sfungjer për hapin final.