Çfarë është Noduli pulmonar?

0
76

Ish-kapiteni legjendar i Milanit, Franco Baresi, iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një noduli pulmonar. Por çfarë është konkretisht ky problem?

Noduli pulmonar është një zonë e vogël, zakonisht rrethore, e indeve jonormale që formohet në mushkëri. Ai zbulohet shpesh rastësisht gjatë ekzaminimeve radiologjike, siç janë radiografitë e kraharorit apo tomografitë kompjuterike (CT), të kryera për arsye të tjera. Madhësia e një noduli mund të shkojë nga disa milimetra deri në 3 centimetra. Kur tejkalon këtë përmasë, konsiderohet si masë pulmonare dhe kërkon vlerësim më të thelluar.

Në shumicën e rasteve, janë beninj, të shkaktuar nga infeksione të mëparshme (si tuberkulozi), inflamacione kronike apo mbresë të indeve. Megjithatë, në disa raste, ato mund të jenë malinj, pra forma të hershme të kancerit të mushkërive. Rreziku për këtë rritet me moshën, pirjen e duhanit dhe historinë mjekësore të pacientit.

Simptomat

Zakonisht, noduli pulmonar nuk shkakton simptoma, sidomos kur është i vegjël. Kur paraqiten shenja, mund të përfshijnë:

kollë të vazhdueshme
dhimbje në kraharor
gjak në pështymë (hemoptizi)
vështirësi në frymëmarrje (dispne).
Gjithsesi, këto simptoma nuk janë specifike vetëm për këtë problem dhe mund të gjenden edhe në sëmundje të tjera pulmonare.

Diagnoza dhe trajtimi

Pas zbulimit me radiografi, hapi tjetër është vlerësimi i rrezikut që noduli të jetë malinj. Zakonisht kryhet një CT me rezolucion të lartë, dhe nëse është e nevojshme, një PET-skan për të vlerësuar aktivitetin metabolik të nodulit.

Nëse noduli duket i dyshimtë, mund të kërkohet biopsi, ose me një gjilpërë të drejtuar nga CT, ose përmes bronkoskopisë, për të analizuar indin.

Trajtimi varet nga natyra e nodulit:

Nëse është beninj, zakonisht mjafton monitorimi periodik pa trajtim të menjëhershëm.

Nëse është malinj, trajtimi mund të përfshijë kirurgji, kimioterapi, radioterapi apo imunoterapi, në varësi të llojit dhe fazës së tumorit.

Parandalimi

Mënyra më efektive për të parandaluar nodulin pulmonarë, veçanërisht ata malinj, është ndërprerja e duhanit dhe shmangia e ekspozimit ndaj substancave të dëmshme si azbesti apo radoni. Diagnoza e hershme është vendimtare për përmirësimin e rezultateve të trajtimit dhe mbijetesës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here