Çfarë është ataku i panikut dhe si ta menaxhojmë?

0
147

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë është ataku i panikut dhe si ta menaxhojmë?

Mjeku: Ataku panikut ka disa shenja që shpesh mund të duket si sëmundje kardiake dhe mund të ngatërrohet me të. Shumica e njerëzve mund të përjetojnë një atak paniku të paktën njëhëre në jetën e tyre.

Së pari, për të shpjeguar termat një atak paniku është një ngjarje shumë intensive emocionale që na krijon bllokim frymarrje, duke përfshirë mendjen por dhe trupin tonë.

Kryesisht ndodh për shkaqe të panjohura, por mund të ketë dhe motive që lidhen me një ngjarje në të shkuarën tonë. Ataku panikut mund t’i ndodhi kujdo dhe nuk bën përjashtime dhe lidhet kryesisht me frikën tonë.

Gjatë një ataku paniku ajo që vihet re është frymëmarrja e shkurtër, pasi duket sikur një person nuk merr dot frymë.

Zakonisht ataku panikut nuk ka ndarje moshe, pasi mund të përjetohet nga të gjithë dhe lidhet me nivelin e stresit. Psikologia sugjeroi disa metoda të thjeshta si meditimi apo frymëmarrja, apo çajrat e ndryshëm, që të kalojnë problemin me atakun e panikut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here