Urthi është një ndjesi djegieje ose sikleti në gjoks, zakonisht pas ngrënies, që ndodh kur acidi i stomakut kthehet në ezofag, shkruan 04 Online.
Ky proces shkakton irritimin e shtresës së brendshme të ezofagut dhe një ndjesi djegieje.
Simptomat e urthit përfshijnë:
- Ndjesi djegieje në fyt
- Presion ose dhimbje prapa sternumit
Ky shqetësim është i zakonshëm dhe mund të ndodhë pas ngrënies, veçanërisht kur ndodhin shpërthime të aciditetit në stomak. Nëse urthi është i shpeshtë ose i dhimbshëm, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun për të shmangur komplikacione të tjera./04 Online