Për shkak të stilit të shpejtë të jetesës, ushqimit të parregullt dhe jo të duhur, ndodh mbajtja e tepërt e ujit në trup
Nyjat e fryra, pesha e tepërt e trupit dhe përgjumja janë vetëm disa nga simptomat që tregojnë këtë problem.
Mbajtja e ujit në trup mund të ndodhë për shumë arsye, por kjo do të thotë që uji nuk nxirret jashtë në sasi të mjaftueshme.
Sistemet e organeve për nxjerrjen e lëngjeve, kryesisht veshkat dhe limfa, nuk nxjerrin jashtë mjaftueshëm lëngje dhe më pas ndodh mbajtja e tij – nën lëkurë, në disa organe, në disa pjesë të trupit.
Kjo më së shpeshti vërehet te ënjtjet, të cilat shfaqen në gjymtyrët e poshtme dhe më pas mund të shfaqen në fytyrë – fryrje të fytyrës, në duar, ënjtje në stomak…
Personat me mbipeshë priren të mbajnë lëngje, sepse jo shumë lëngje mund të kalojnë nëpër sistemin limfatik, për t’u nxjerrë jashtë, për shkak të qelizave yndyrore që bllokojnë hapësirën. Pra, në atë rast, mund të kemi një efekt të dyfishtë – si mbajtjen e ujit ashtu edhe formimin e celulitit.