Çfarë do të ndodhë, nëse shpërthejnë të gjitha bombat bërthamore që ka sot bota?

0
259

Pasi keni parë lajmet, mund të pyesni veten nëse në botë ka armë të mjaftueshme bërthamore për të shkatërruar planetin.

Edhe pse shifrat e sakta janë sekrete, Federata e Shkencëtarëve Amerikanë vlerëson se sot ekzistojnë rreth 19.000 mbushje bërthamore, 95 për qind e të cilave janë ruse dhe amerikane – ndërsa Britania e Madhe ka rreth 200 të tilla.

Fuqia e tyre shpërthyese ndryshon shumë:armët strategjike termobërthamore të superfuqive, përfaqësojnë një fuqi të barabartë me disa milionë ton TNT (1 milion ton TNT është një megaton), ndërsa mbushjet bërthamore të testuara nga India dhe Pakistani janë rreth 100 herë më pak të fuqishme.

Por, duke e marrë të mirëqenë se çdo mbushje ka një fuqi disa megatonë, energjia e çliruar nga shpërthimi i tyre i njëkohshëm nuk do të mund ta shkatërronte Tokën.

Megjithatë ato do të krijonin një krater me diametër 10 km, dhe 2 km të thellë.

Vëllimi i madh i mbetjeve radioaktive të lëshuara në atmosferë, do të kishte efektet më të rënda.

Ato do të zvogëlonin sasinë e nxehtësisë që mbërrin në tokë nga Dielli, duke shkaktuar atë që njihet si dimri bërthamor, me një ndikim të madh mjedisor.

Shpërthimi bërthamor do të çlironte ndërkohë një impuls të energjisë elektromagnetike, i cili do të shkatëronte çdo gjë, nga rrjetet kombëtare të energjisë tek mikroprocesorët në të gjithë botën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here