Një ngjarje tronditëse familjare ka ndodhur dje në qytetin e Prizrenit, ku një shtetas turk ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare me thikë, dhe ka plagosur rëndë edhe vajzën tjetër, 11 vjeçe, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime ekskluzive të Gazetës Sinjali kanë konfirmuar se kjo tragjedi ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit, në afërsi të autolarjes “Syle Buleci” në rrugën “Shote Galica”, ku ndodhen disa banesa kolektive. Patrullat kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë arrestuar në vend të dyshuarin Mehmet Görenç, shtetas turk, i cili dyshohet se me mjet të mprehtë (thikë) ka sulmuar dy vajzat e tij të mitura, dhe gruan e tij.
Sipas ekipit të emergjencës, vajza 15-vjeçare ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vajza tjetër 11-vjeçare është transportuar me urgjencë në spital, ku po trajtohet për plagë të rënda.
Naser Syla, shef i emergjencës ka thënë se gjendja e 10-vjeçares tani është stabile.
“Gjendja e saj tani është stabile, po trajtohet këtu tek ne. Po kryhen të gjitha ekzaminimet”, tha shkurtimisht Syla.
Sipas ekipit të emergjencës, vajza 15-vjeçare ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vajza tjetër 11-vjeçare është transportuar me urgjencë në spital, ku po trajtohet për plagë të rënda.
“Gjendja e saj tani është stabile, po trajtohet këtu tek ne. Po kryhen të gjitha ekzaminimet”, tha shkurtimisht Syla.
Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi pati bërë të ditur se i dyshuari ka lënduar veten dhe se ai tashmë gjendet në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Zëdhënësi pohoi se lëndime ka pësuar edhe bashkëshortja e tij, 35 vjeçare.
“Të gjithë këta janë familjar mes vete dhe janë shtetas të Turqisë me banim të përkohshëm në Prizren”, nënvizoi ai.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për krime të rënda kanë dhënë detaje për vrasjen makabre të vajzës në Prizren.
“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, dyshohet se krimi ka ndodhur brenda rrethit familjar, ku i dyshuari – (shtetas turk), babai i vajzave, dyshohet se me një mjet të mprehtë (thikë) ka privuar nga jeta vajzën e tij rreth moshës 15-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”.
Për rastin, ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani.
“Ky nuk është thjesht një krim. Është një akt barbar,” ka shkruar ajo./Gazeta Sinjali/
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.