Çështja e dinarit dhe marrëdhëniet me aleatët, distancimi i Osmanit nga Kurti

0
143

Çështja e ndalimit të dinarit dhe mënyra e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës,  duket se nuk ka krijuar distancë vetëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një lloj distance nga qëndrimet e kryeministrit Kurti ka bërë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani ka folur edhe për ShBA-në, derisa ka theksuar se nuk po kërkohet që Kosova ta mbajë dinarin, por se siç tha ajo, po diskutohet për një plan tranzicioni për zbatimin e rregullores së BQK-së, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Këtë deklaratë e para e shtetit e bëri në shënimin e Ditës së Presidentit amerikan, para gazetarëve.

Tutje Osmani tha se bashkë me aleatët, e në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova ka qëllim të përbashkët në respektimin në plotni të Kushtetutës, derisa shtoi se rregullorja e BQK-së do të mbetet ajo që është.

“Çështja nuk është çështje e dinarit. ShBA dhe as aleatët tanë të tjerë nuk po kërkojnë që ne ta mbajnë dinarin, që të jemi të qartë. Dhe nuk do duhej të krijohet një përshtypje që ndokush po kërkon prej nesh që mos ta repsktojmë Kushtetutën tonë sepse nuk është e vërtetë. Kemi mirëkuptim të plotë dhe qëllim të përbashkët me aleatët, në veçanti me ShBA-në që Kushtetua jonë të respektohet në plotni. E tëra që është duke u diskutuar është një plan tranzicioni për zbatimin e rregullores së BQK-së, pra që nuk ka të bëjë me punën e BQK-së, rregullorja mbetet ajo që është, askush s’po kërkon që rregullorja të ndryshojë e cila bjen në domenin e BQK-së, por institucionet e zbatojnë atë, ato ligjzbatuese, sikurse për çdo vendim tjetër ndërtojnë plan të zbatimit dhe në këtë rast janë ende duke vazhduar diskutimet se cili do të jetë një plan tranzicioni i zbatimit i cili do ti merr parasysh shqetësimet e të gjithëve. Bashkëpunimi me aleatët tanë asnjëherë nuk e çon Kosovën në rrugë të gabuar”, tha Osmani.

“Si presidente e vendit inkurajoj të gjitha institucionet që bashkëpunimin ta kenë në maksimum, pasi secilën herë që veprojmë të bashkuar jemi më të fortë, të njëjtën gjë e kërkoj edhe tani. Jam e bindur që jemi në rrugë të drejtë dhe jam e bindur që ky plan tranzicioni të arrihet me pajtimin e të gjithëve dhe të jemi efektiv, bashkë edhe me aleatët tanë në zbatimin e plotë të Kushtetutes”, shtoi tutja e para e shtetit.

Për raportet me ShBA-në ka folur sot edhe Kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili tha se janë aleatë e miq të mirë, por ndodh që jo për gjithçka të pajtohen.

Kryeministri tha se Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, Qeveria ka detyrë ta mbështesë.

“Unë nuk e kam thënë qëndrimin e asnjë shteti tjetër por si kryeministër i Republikës së Kosovës kam folur që raportet tona, bashkëpunimi jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është shumë i mirë tash me jemi partner, aleatë, miq, kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdoherë në çdo vend për gjithçka, mirëpo në këtë aspekt kemi një Rregullore të re të Bankës Qendrore të Kosovës të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës sipas Kushtetutës dhe ligjit, ka për detyrë ta mbështesë, andaj edhe unë them që raportet tona janë shumë të mira dhe i qëndroj kësaj fjale”, ka thënë Kurti.

Në vënien e gurthemelit të fabrikës së prodhimit të dyerve dhe dritareve në Verbicë të Kmetocit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për situatën në vend, derisa ka përmendur edhe raportet me ShBA-në, shkruan Reporteri.net.

Kreu i ekzekutivit tha para gazetarëve se bashkëpunimi me ShBA-në është i mirë, janë miq e aleatë por kjo siç tha ai nuk do të thotë se pajtohen për gjithçka.

Kryeministri tha se Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, Qeveria ka detyrë ta mbështesë.

“Unë nuk e kam thënë qëndrimin e asnjë shteti tjetër por si kryeministër i Republikës së Kosovës kam folur që raportet tona, bashkëpunimi jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është shumë i mirë tash me jemi partner, aleatë, miq, kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdoherë në çdo vend për gjithçka, mirëpo në këtë aspekt kemi një Rregullore të re të Bankës Qendrore të Kosovës të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës sipas Kushtetutës dhe ligjit, ka për detyrë ta mbështesë, andaj edhe unë them që raportet tona janë shumë të mira dhe i qëndroj kësaj fjale”, ka thënë Kurti.

I pari i Qeverisë foli edhe për nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë, pasi siç tha ai nëse e ftojnë për një gjë të tillë do të shkojë.

Kurti theksoi se për të marrëdhëniet me Serbinë do të normalizoheshin qysh në shkurt apo mars të vitit 2023, por siç tha ai kjo mund të bëhet edhe në marsin e vitit 2024.

“Nëse na thërrasin për nënshkrim të marrëveshjes padyshim që shkoj. Unë jam treguar konstruktiv dhe i përkushtuar edhe atëherë kur na kanë thirrur në Bruksel, e raundi i bisedimeve nuk mund të thuhet që ka qenë i suksesshëm. Unë këtë e bëj për BE-në, por e bëj edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë. Sa për mua, marrëdhëniet do normalizoheshin qysh në vitin e kaluar, por nëse nuk është bërë në shkurtin dhe marsin e vitit 2023, e mund të bëhet në shkurtin e marsin e vitit 2024, pse jo”, është shprehur Kurti.

Ndonëse, Kurti po mohon se ka lëkundje të raporteve me SHBA-në, javën që shkoi zyrtar të lartë amerikan e vunë në pah një luhatje të marrëdhënieve, si pasojë e mosdëgjueshmërisë nga ana e Kurtit rreth çështjes së dinarit.

Tre zyrtarë të lartë amerikanë kritikuan Qeverinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme, për mospërfilljen e kërkesës amerikane për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ata e cilësuan këtë si vendim të njëanshëm që mund të prodhojë pasoja edhe në partneritetin me SHBA-në.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere, nëse ajo merr vendime pa u konsultuar me të, pas vendimit për ndalimin e dinarit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës javën që shkoi, O’Brien tha: “Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thosha, nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”.

Por, O’Brien tha të martën se Kosova duhet ta pezullojë vendimin e BQK-së menjëherë dhe të punojë si “shtet modern evropian” për gjetjen e një zgjidhjeje të “këtij problemi konkret”.

“Njerëzit duhet ta dinë se si do t’i paguajnë faturat. Kur lexoj deklaratën e Bankës Qendrore, aty nuk thotë se do ta lejohet përdorimi i dinarit. Thotë se do të ofrohet një alternativë. Kjo duhej bërë para se të zbatohej vendimi në bashkëpunim me komunitetet e prekura dhe me fqinjët që preken nga vendimi dhe sinqerisht me Bashkimin Evropian dhe me ne”, tha O’Brien.

Ai e kritikoi Qeverinë e Kosovës për zbatimin e vendimit pavarësisht, siç tha ai, lindjes se telasheve “në 5-10 minutat e para pasi mësuam për shpalljen e vendimit”.

“Megjithatë qeveria vazhdoi me zbatimin e tij pa paralajmërim dhe ka lënë një numër qytetarësh të vet të hutuar se si të paguajnë për bukën, qiranë dhe energjinë elektrike, të cilën disa prej tyre sapo kanë filluar ta paguajnë. Kjo nuk është formë e qeverisjes efektive. Jemi shumë të shqetësuar, pasi kjo tregon paaftësinë e qeverisë për t’i shërbyer qytetarëve të saj, por edhe për partneritetin”, tha ai.

Ndërkaq, Emisari amerikan, Gabriel Escobar, e vlerësoi si “veprim të njëanshëm i cili prodhon pasoja” çështjen e zbatimit të shpejtë të Rregullores së BQK-së që ndalon valutën serbe si mjet ligjor pagese në Kosovë.

Emisari amerikan ka paralajmëruar edhe se “veprimet e njëanshme do të kenë pasoja”. Escobar tha se këto çështje duhet të komunikohen me afate që nuk prekin popullatën. Ai përsëriti se palët duhet të kthehen në dialog dhe të respektojnë marrëveshjet.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në zgjidhjen e problemit, por Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehen në dialog dhe të respektojnë marrëveshjet ekzistuese,” tha ai.

Sipas tij, shumë nga këto çështje mund të zgjidhen me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Esobar tha se SHBA-të e mbështesin plotësisht dialogun nën patronazhin e BE-së dhe investojnë të gjitha përpjekjet për ta vazhduar atë, si dhe dialogu është i vetmi kanal për zgjidhjen e “çështjeve dypalëshe”.

“Përkrahja jonë teknike, mbështetja jonë ekonomike dhe ndikimi ynë politik qëndron pas kësaj, sepse në fund të fundit, aspiratat tona më të mëdha janë që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Dhe të zhvillojnë marrëdhënie bilaterale paqësore, produktive dhe efikase në ndërkohë”, tha Escobar.

Një reagim e pati edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Hill i pyetur nëse dialogu është në errësirë ​​pas lëvizjeve të fundit rreth vendimit të BQK-së,tha se nuk dëshiron ta karakterizojë kështu dialogun dhe se këtë ia lë të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak, por beson se shumë probleme, përfshirë edhe dinarin, duhet të zgjidhen me dialog.

E lidhur me këtë fazë tranzicioni nga BQK thanë se ajo mund të zgjasë deri në tre muaj, derisa prezantuan edhe një plan 10 pikësh.

Në një njoftim për media, BQK-ja njoftoi se ka hartuar një plan të ri për zbatim të lehtësuar të efekteve të rregullores për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara.

Edhe Bashkimi Evropian gjatë ditëve të fundit pati akuzuar Qeverinë e Kosovës se nëpërmjet “lëvizjeve të njëanshme” është duke nxitur “tensione të panevojshme” në pjesën veriore të vendit të banuar me serbë etnikë, ndërsa kërkoi shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit. /Reporteri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here